Sot në 20 shtator u ekzekutua me armë zjarri Artan Murta, 44 vjeç i njohur si “Tani Ruzhdiut”. Viktima rezulton me precedentë të shumtë penalë, i përfshirë një një plagosje një vit më parë. I plagosur në ngjarjen e sotme ishte edhe një kalimtar rasti, Xhevdet Skëndaj. Autorë të atentatit në qendër të Sarandës dyshohen dy persona të maskuar të hipur mbi një motor.
Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Murta, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes. Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacaj, Isuf Jacaj ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos.

Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murta dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj.
Artan Murta gjithashtu njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.
