Janë zbuluar pamjet nga çifti amerikan i përfshirë në vrasjen e ndodhur sot në Shkodër.

Shtetasja amerikane Sandra Holley Saporito u vra nga bashkëshorti i saj Brandon Saporito 57 vjeç, në dhomën e hotelit. Autori e ka qëlluar viktimën disa herë me thikë dhe më pas tentoi t’i japë fund jetës në kushtet e tronditjes psikologjike, duke prerë damarët.

Postimet në rrjetet sociale i tregonin Brandon Saporiton dhe bashkëshorten e tij Sandra, si një çift që jetonin të lumtur dhe në harmoni.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por çdo gjë u kthye përmbys mëngjesin e sotëm kur Brandon Saporito e goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij, duke i marrë jetën në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb