Vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive pas vrasjes së 38-vjeçarit Fatjon Dervishi në Sukth.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po krehin zonë, teksa janë dislokuar pak metra larg banesës së viktimës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia po kontrollon për gjurmë të gjithë perimetrin dhe zonën përreth në kërkim të provave materiale për të zbardhur krimin që tronditi mesnatën e kaluar Durrësin.

Janë disa pista ku po heton policia, por kryesisht hetimi është përqendruar te e kaluara e viktimës apo familjarëve të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: