Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ulëzës në Mat, ku trupi i pajetë i një 23-vjeçari u gjet në liqenin e Shkopetit, pas denoncimit për zhdukjen e tij nga familjarët.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia, babai i të riut, shtetasi R. D., paraqiti mbrëmjen e djeshme kallëzim në Komisariatin e Matit, duke raportuar se djali i tij nuk ishte kthyer në banesë. Menjëherë pas denoncimit, Policia nisi kërkimet, që përfunduan me gjetjen e trupit të pajetë pranë liqenit, ndërsa dyshohet se automjeti i tij ka rënë në ujë.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Enver Doçi se dyshohet për një rrëmbim të ndodhur ditën e djeshme, çka e bën ngjarjen edhe më të rëndë. Aktualisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb