TIRANE-Prokuroria ka pushuar çështjen për Roland metën efektivin e dyshuar për vrasjen e Arjanit Sterjos ngjarje e ndodhur te rruga e Kavajës në 5 janar të këtij viti ku u shënua përplasje me armë mes dy grupeve. sipas prokurorisë gjatë hetimit ka rezultuar se Meta nuk ka kryer vepër penale pasi ka vepruar në kushtet e mbrojtjes ekstreme për shkak të rrezikut shumë të lartë që i kanosej për jetën. lajmi për pushimin e çështjes u bë I ditur dhe nga avokati mbrojtës i tij.

Roland Meta u akuzua aso kohe për vrasjen e Arjanit Sterjos 42 vjeç nga Çorovoda ku ky I fundit tentoi të vrasë katër persona, mes tyre dhe pajtim Serjanin. Roland Meta, oficer i Forcave Speciale Operacionale, gjatë shkëmbimit të zjarrit nuk ka qenë në shërbim. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur edhe vetë efektivi Meta, i cili u dërgua pas ngjarjes në spital për kurim. Përleshja me armë ndodhi mbrëmjen e 5 janarit në një rrugicë që lidh Rrugën e Kavajës me “Myslym Shyrin”.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: