Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në qytetin e Pejës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë me dije se rreth orës 15:10, Policia është njoftuar se në rrugën e KFOR-it, në Vilën 03, dy persona janë gjetur pa shenja jete. Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.
