Një vrasje e dyfishtë është regjistruar mesditën e sotme, ndërsa autori ka qëlluar më pas edhe veten. Policia maqedonase njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 Stajkovc të Shkupit.

Viktimat S.K (57) dhe bashkëshorti i saj V.K (64) janë gjetur me lëndime të shumta në kokë përkatësisht në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë. Mjeku i Emergjencave Mjekësore në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e S.K, ndërsa V.K me lëndime është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë në orën 14:00.

Policët e Stacionit Policor Gazi Babë kanë gjetur të plagosur edhe L.K (67), vëllai i V.K, i cili dyshohet se është autor i vrasjes. Ai gjithashtu është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Nga vendi i ngjarjes së vrasjes së dyfishtë në Stajkovc të Shkupit janë siguruar gjurmët të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe sipas urdhrit të prokurorit publik trupat e të ndjerit do të dorëzohen për obduksion, kumtojnë nga Prokuroria publike.

“Arsyet po përcaktohen. Autori është identifikuar dhe siguruar. Ai ndodhet në spital me plagë”.“Në vend janë siguruar gjurmë të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të vdekurve do të dërgohen për autopsi”, thonë nga Prokuroria.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb