Një klerik i lartë dhe ish-ndihmës suprem i liderit të Iranit është vrarë. Kjo ngjarje  është cilësuar si vrasje e profilit me të lartë.

The Times shkruan se Ajatollah Abbas Ali Soleimani u qëllua teksa ishte ulur në një bankë në Babolsar, provincën Mazandaran.

Ndërsa CCTV tregoi një roje sigurie rreth bankës me një automatik. Ai është parë pak kohë përpara se të ecte me qetësi drejt klerikut dhe ta qëllonte nga pas.

Dëshmitarët okularë, mbetën të tmerruar nga ngjarja. Kleriku i lartë kishte qenë një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit të fuqishëm.

Për 17 vjet Soleimani kishte vepruar gjithashtu si përfaqësues personal i Ayatollah Ali Khamenei, liderit suprem, për provincën e trazuar juglindore të Sistan-Baluchistan, derisa ai dha dorëheqjen në vitin 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: