SHKODËR-51-vjeçari nga Shkodra, Xhabir Shega nuk i ka shpëtuar atentatit të dytë, duke gjetur vdekjen si pasojë e plumbave këtë të enjte.

Ai është ekzekutuar më snajper nga muret e kalasë së Shkodrës, ndërsa gjendej në oborrin e banesës së tij. Ky është atentati i dytë ndaj Xhabir Shegës, person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Në gusht të 2014, ai u qëllua me snajper sërish nga kalaja duke mbetur i plagosur rëndë, por mundi të mbijetojë. Në atë kohë i plagosur mbeti dhe fqinji i tij, Sadetin Lohja. Policia nuk pati asnjë të dyshuar për këtë ngjarje. Ndërkohë, që dyshohet se autorët e ekzekutimit të tij mbrëmjen e kësaj të enjteje janë të njëjtët.

Atentatorët kanë shfrytëzuar edhe vendodhjen e banesës së 51-vjeçarit, poshtë Kalasë së Rozafës në Shkodër duke preçizuar shënjestrën. Ndërkohë, mësohet se edhe ndaj vëllait të tij Nezir, ka pasur një tentativë për vrasje nga persona ende të paidentifikuar.

(a.n/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: