Një ngjarje e rëndë ështe regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit, ku një 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dine se 31-vjeçari Elton Metaj, ka qëlluar me armë zjarri në banesën e saj, ish-bashkëshorten e tin Sabrina Gega.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: