Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë me armë zjarri një tjetër.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflkti mes palëve, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.
