Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet prerës.

Sipas informacionit paraprak, më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, shtetasi R. P., 48 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S. I., po ashtu 48 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb