Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në Facebook ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën që do organiyohet sot në orën 18:00 para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e të riut Lear Kurti.

Sipas Balliut kjo “është vrasje shtetërore ndaj ju bëj thirrje të gjithëve që të bëhemi bashkë në një protestë të fuqishme kundër bandës në pushtet.”

Postimi i plotë:

Protestë kundër vrasësve me pushtet.

Sot në ora 18:00 të gjithë bashkë në një protestë masive për vdekjen Lear Kurtit nga Policia kriminale e Ramës dhe e Çuçit.

Kjo është një vrasje shtetërore ndaj ju bëj thirrje të gjithëve që të bëhemi bashkë në një protestë të fuqishme kundër bandës në pushtet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: