Shtetet e Bashkuara kanë pësuar më shumë viktima nga të shtënat me armë zjarri në vitin 2022 sesa në katër vitet e mëparshme, sipas një raporti të FBI-së të publikuar së fundmi.
Në total janë regjistruar 50 incidente ku humbën jetën dhe u plagosën 313 persona. Vetëm 9 nga 50 incidentet nuk regjistruan viktima.
Raporti i FBI-së nxjerr të dhëna të zymta nga një vit i shënuar nga akte të tmerrshme të dhunës me armë, duke përfshirë masakrën e shkollës në Uvalde, Teksas dhe liston komunitetet amerikane që në vitin 2022 iu bashkuan një numri në rritje të të shtënave masive vdekjeprurëse.
Raporti vjen gjithashtu ndërsa kombi përballet me një mori të shtënash masive të profilit të lartë këtë vit, duke përfshirë një bankë në Louisville, Kentucky, një shkollë të krishterë në Nashville dhe një festë të Sëeet 16 në Dadeville, Alabama.
I publikuar ditën e sotme, raporti nuk përfshin të gjitha llojet e dhunës me armë dhe përjashton incidentet e vetëmbrojtjes, dhunën e bandave dhe mosmarrëveshjet në familje.
Incidenti më vdekjeprurës i vitit 2022 ishte masakra e 24 majit në shkollën fillore Robb në Uvalde, ku një person i armatosur vrau 21 persona dhe plagosi 17 të tjerë. Të shtënat masive, të cilat shënuan gjithashtu të shtënat më vdekjeprurëse në shkollën amerikane në gati një dekadë, shkaktuan reagime të furishme mbi aksionin dhe mosveprimin e forcave të rendit që iu përgjigjën masakrës.
(BalkanWeb)
