SHKODER- Policia dhe Njësia Speciale RENEA kanë sekuestruar 5 makina të blindura në Shkodër të cilët u përkasin familjeve Lici dhe Bajraj.

Efektivët e RENEA-s vijojnë kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës pas vrasjeve që kanë ndodhur kohët e fundit në këtë qytet.

Forcat e policisë vijojnë kontrollet intensive në qytet dhe është vënë në ndjekje të personave me precedentë të mëparshëm penalë.

Disa fise në Shkodër janë denoncuar edhe nga opozita dhe ish kryeministri Berisha si një prej grupeve kriminale që kontrollon këtë qytet.

Kujtojmë se brenda tre muajsh janë vrarë 6 persona dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur të zhdukur në Shkodër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: