I akuzuari për krime lufte, Zoran Vukotiç, është shpallur fajtor sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Mediat raportojnë se Vukotiç u dënua me 15 vjet burgim.

Vukotiç u dënua për pikën e akuzës, në të cilën ngarkohet se në bashkëveprim ka vrarë të miturin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13-vjeçare, B.M., në Vushtrri.

Për pikat e tjera të dosjes në ngarkim të tij, ai është liruar nga akuzat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb