Pasi Prokuroria e Lezhës më 3 mars dha pretencën, duke kërkuar burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në prill të 2023, sot mbrojtja e tij pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për çështjen.
Mbrojtja përmes avokatit Kujtim Cakrani pretendon se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë në këtë ngjarje. Pas paraqitjes së konkluzioneve nga pala mbrojtëse, pritet që gjykata të tërhiqet për vendim.
Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,
