ITALI – Policia italiane ka arrestuar një shqiptar mbi të cilin rëndonte dënimi me 12 vite burg. 42-vjeçari Altin Merhori prej 13 vitesh në arrati jetonte në Piacenza ku dhe punonte si shofer kamioni për një kompani.

Ai ishte dënuar për vrasjen e një bashkëkombasi në Milano në vitin 2004 si dhe për masakrimin dhe fshehjen e trupit të tij.  Guardia di Finanza e ndaloi mbrëmjen e djeshme gjatë kohës që ngiste kamionin e tij për një kontroll rutinë, dhe si përfundim zbuluan se dokumentat ishin të rreme. Kur u shoqërua në polici, falë shenjave të gishtërinjve, doli identiteti i vërtetë i Merhorit dhe krimit që kishte kryer.

Menjherë autoritetet bastisën në banesën e shqiptarit, ku gjetën 2.5 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë. 42-vjeçarit shqiptar iu gjetën dhe një sërë mallrash të vjedhura që arrinin vlerën dhjetëra mijëra euro. Karabinierët gjithashtu sekuestruan dhe 2 pistoleta, 150 fishekë, 5 xhaketa antiplumb, patentë dhe pasaporta false.

(e.f/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb