ITALI- Gjykata e Ternit në Itali ka dënuar pasditen e sotme me 10 vite e 8 muaj burg 22-vjeçarin shqiptar Mariel Mjeshtri të akuzuar për vrasjen me thikë të 20-vjeçarit Oltjan Nela rredh një vit më parë.
Ngjarja ndodhi në Piemonte, natën me 7 dhe 8 dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa shqiptari Nela vdiq ditën tjetër në spital.
“Kjo është Italia, është një turp”, ka deklaruar babai i viktimës pas vendimit. Shumë e ashpër edhe nëna e 20-vjeçarit.
“Nuk më duhen paratë, nuk i dua, i nxjerr me djersë; ata duhet të shkojnë në burg, të gjithë. 4 kundër 1, im bir 1 me 1 do kishte arritur të mbrohej”. Mjeshtri ka pranuar fajin duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Ndërkohë që prokuroria e ka deklaruar Mjeshtrin fajtor për vrasje jo për vrasje me paramendim duke kërkuar një dënim me 16 vite burg si edhe 100 mijë euro pagesë për nënën dhe 100 mijë euro për babain e viktimës. Po kështu është parashikuar një pagesë prej 50 mijë eurosh për secilin nga 2 vëllezërit e Oltjanit.
Për të njëjtin krim është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg Giacomo Pichierri për lëndime, pasi kishte patur një sherr me viktimën para ngjarjes.
(m.k/BalkanWeb)
