Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin e tij Besmir Kumria me thikë, pas konfliktit për një kanal uji në fshat.

Xhesion Toromëni është autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 Gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku pas dy goditjeve me thikë mbeti i plagosur rëndë 32- vjeçari Besmir Kumria i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve okularë për ta shpëtuar, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas krimit, autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës, por u  kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: