Zbardhet dëshmia e parë e Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja. Ngjarja tronditëse ndodhi brenda sallës së gjyqit teksa gjyqtari po shqyrtonte një çështje pronësie, me palë edhe familjen e autorit.
Para grupit hetimor, Shkambi mësohet të ketë pranuar autorësinë e krimit.
“Jam unë autori”, është përgjigjur ai para Policisë. “Gjyqtari dha vendim në favor të palës tjetër”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera ai.
Pas përfundimit të leximit të vendimit, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me plumb në zemër.
Elvis Shkambi nuk është mjaftuar me keq. Ai ka hapur zjarr edhe ndaj babë e bir të cilët ishin pala kundërshtare në procesin gjyqësor.
Rakip dhe Ervis Kurtaj kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen te Spitali i Traumës në kujdesin e mjekëve.
