Burg përjetë për Gazmend Mustën, i cili akuzohet se vrau gruan dhe kunatën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 janarit të vitit 2019 në Ballsh.

Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit në Vlorë, e cila la në fuqi vendimin e gjykatës së Fierit. Musta shfaqi pendesë në gjyq për krimin e dyfishtë brenda familjes dhe shprehu merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç.

NGJARJA
Krimi i rende në familje tronditi mbare opinionin publik, ku Gazmend Musta vrau gruan e tij, Gentianen dhe motrën e saj, Merisa Caushajn, e cila kishte ardhur për të festuar Vitin e Ri tek çifti. Gjithcka nisi pasditen e 2 janarit. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit, të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat.

Debati me Gentianen ka sjellë reagimin e ashpër te Gazmendit deri ne aktin e tmerrshëm vrastar duke rrëmbyer thikën dhe goditur bashkëshorten dhe motrën e saj qe ka ndërhyrë për ta ndihmuar. Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb