Arrestohet autori i ngjarjes në Lushnje.
45-vjeçari Florjan Dalladaku dyshohet se vrau nënën e tij 80-vjeçare dhe plagosi rëndë babanë 77-vjeçar.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar, shtetasi F. D., 45 vjeç, ishte larguar nga banesa, por pas kontrolleve të policisë është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20 në fshatin Zhymë, Lushnje. Sipas Policisë së Shtetit, për motive ende të paqarta, 45-vjeçari ka goditur me sëpatë nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Më pas, ai ka plagosur rëndë edhe babanë e tij, H. D., 77 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas të dhënave paraprake, 45-vjeçari dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.
Në vendngjarje vijon puna e grupit hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e motivit të krimit.
