Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Darment Kelin, në lidhje me vrasjen e Amarildo Hoxhallari, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit të kaluar.
Në dosjen e mbërritur në Gjykatë, organi akuzës thekson:
“Në konflikt e sipër, ky shtetas qëlloi disa herë me mjet prerës thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin A.H., duke i shkaktuar më pas atij vdekjen. Ky shtetas deklaroi se personat në fjalë ngacmuan të fejuarën e tij e cila ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë, teksa pranoi se në konflikt e sipër e goditi disa herë në krah dhe në pjesën e barkut”, thuhet në njoftim.
Shkak i kryerjes së krimit është bërë një ngacmim që Amarildo Hoxhallarit, në muajin Gusht 2024 të fejuarës së Darment Kelit, e cila kishte dalë nga shtëpia për të takuar një shoqen e saj.
Gjatë marrjes në pyetje ai rrëfyer të gjithë ngjarjen, që nga ngacmimi i së fejuarës, e deri tek konflikti fizik që përfundoi me përdorimin e armëve të ftohta e vdekjen e Hoxhallarit.
Sipas tij, ai kishte vënë re ngacmimin e Jonidës që nga ballkoni i shtëpisë, e prej aty u kishte thërritur. Por pasi ishin larguar me motor, viktima i shoqëruar me një person tjetër ishin kthyer sërish në drejtim të banesës së Darment Keli.
Në këtë moment ky i fundit ka deklaruar se ka marrë nga shtëpia një thikë dhe ka zbritur për t’u përballur me dy personat.
Ai thotë se thikën nuk e kishte marrë me qëllim kryerjen e vrasjes, por për të përdorur për vetëmbrojtje nëse do të ishte e nevojshme, pasi ai ishte i vetëm dhe përballë kishte dy persona.
Pasi është përballur me ta, Darment Keli, thotë se njëri prej tyre e goditi me grusht dhe në këtë moment ai ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur këtë person me thikë në pjesën e krahut të tij të majtë 2 herë si dhe 1 herë në pjesën e barkut,
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.K. për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Nga hetimet e procedimit penal nr. 5141, të vitit 2024, rezultoi se më datë 24.08.2024 ndërroi jetë nga plagosja me thikë shtetasi A.H., ndërsa u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K. dhe A.M.
E gjithë ngjarja nisi kur viktima A.H. dhe miku i tij, A.M dyshohet se ngacmuan me fjalë një vajzë, veprim ky që u pa nga ballkoni nga shtetasi D.K. i cili më pas u konfliktua me dy personat.
Në konflikt e sipër, ky shtetas qëlloi disa herë me mjet prerës thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin A.H., duke i shkaktuar më pas atij vdekjen. Ky shtetas deklaroi se personat në fjalë ngacmuan të fejuarën e tij e cila ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë, teksa pranoi se në konflikt e sipër e goditi disa herë në krah dhe në pjesën e barkut.
Bazuar sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq të shtetasit D.K. për veprën penale ‘Vrasje me dashje’.
(BalkanWeb)
