Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 25- vjeçari Xhesion Toromëni, autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 Gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku pas dy goditjeve me thikë mbeti i plagosur rëndë 32- vjecari Besmir Kumria i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve okularë për ta shpëtuar nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë pas krimit autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës , poru kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromëni e ka vrarë 32 – vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditês në fshat megjithatë motivet ende mbeten të paqarta. Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajvevtë verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq.
Në fakt motivet mbeten ende të paqarta ndërsa sot autori do të dalë para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tushe. Mbi 25 vjeçarin rëndojnë veprat e rënda penale “ Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(BalkanWeb)
