Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Tonin Ndojin autorin e vrasjes së Gjin Markut, kryeplak i fshatit Merqi dhe njëherësh mik shtëpie për familjen Ndoj.

Në momentin që jepej masa e sigurisë, siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Elidon Ndreka në ambientet e Gjykatës së Lezhës nuk ka qënë asnjë prej familjarëve të autorit.

Kujtojmë se ngjarja e ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Merqi të Lezhës, kishte si motov një konflikt pronësie. Policia mundi të arrestojë 50-vjeçarin pak pas krimit të rëndë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb