Një 28-vjeçare është arrestuar nga policia amerikane, pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së hënës.

E reja, që jetonte në shtëpinë e prindërve, kishte vrarë njerkën dhe vajzën e saj 8-vjeçare. Autore e krimit është Alyssa Marie Torres, e cila kishte qëlluar për vdekje 54-vjeçaren Felix Rivera dhe të bijën, në apartamentin e Waterleaf Townhomes.

Gjithashtu, 28-vjeçarja nuk kishte kursyer as nënën e saj, Marisol Rivera, të cilën e kishte qëlluar, duke i shkaktuar plagë në trup. Më pas, autorja e krimit është larguar nga vend i ngjarjes, por është gjetur dhe arrestuar në Port Pierce të Floridas.

Policia ka sqaruar se vajza jetonte në atë rezidencë prej disa muajsh, ndërsa kishte pasur shqetësime lidhur me familjarët e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb