TIRANE- “BalkanWeb” zbulon identitetin e një prej autorëve të arrestuar pas grabitjes së ndodhur në një market në Kamëz, ku u qëllua me armë pas rezistencës së pronarëve. Nga të shtënat mbeti i vrarë pronari i marketit Agim Buci 52-vjeç dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci 44-vjeç.
“BalkanWeb” mëson se i arrestuari quhet Vladimir Kurti 28-vjeç, banues në Kamëz, me origjinë nga Mati. Po ashtu ai rezulton të jetë dënuar më herët me 3,4 muaj burg për veprën penale të vjedhjes bashkë me dy miqtë e tij.
VENDIMI I GJYKATES PER VJEDHJEN E MEPARSHME
Vladimir Kurti i biri i Petritit dhe i Lirise dtl 01.02.1990, lindur ne Mat dhe banues ne Kamez, me arsim 8 klase, beqar, shtetesi e kombesi shqiptare, i padenuar me pare, hetuar e gjykuar me mase sigurimi “arrest ne burg” perfaqesuar nga avokatet e tij Ardian Visha dhe Arben Prenga.
AKUZUAR: Per kryerjen e vepres penale te “Vjedhjes me dhune ” ne bashkpunim, ne dem te shtetasit Ilmi Sina, parashikuar nga neni 139 e 25 te K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr.1234 date 26.-07.2011 ka vendosur si vijon: 7. Deklarimin fajtor te te pandehurit Vladimir Kurti per kryerjen e vepres penale te “Vjedhjes me dhune” ne bashkpunim ne dem te shtetasit Ilmi Sin dhe ne baze te nenit 139 dhe 25 te K.Penal e denon me 5 vjet burgim.
Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale te pandehurin Vladimir Kurti perfundimisht e denon me 3 vjet e 4 muaj burgim/
9. Vuajtja e denimit per te pandehurin Vladimir Kurti fillon me date 12.01.2011.
1332493042-vendim Gjon Gjoka T.Ndreca
(m.a/BalkanWeb)
