Gjykata në Meksikë ka dënuar një 23-vjeçare me 6 vite burg, pasi akuzohet se vrau për vetëmbrojtje një burrë që e sulmoi dhe e përdhunoi.

Avokati mbrojtës e quajti vendimin diskriminues, ndërsa njoftoi se do të apelonte. “Do të ishte një precedent i keq që ky dënim të mbetej në fuqi, u dërgon mesazh grave që ligji thotë se mund të mbrohesh, por deri në një pikë të caktuar. Ai të ka dhunuar, por nuk ke të drejtë të bësh asgjë”, tha avokati Ángel Carrera.

Edhe pse gjykata konstatoi se Roxana Ruiz ishte përdhunuar, vlerësoi se 23-vjeçarja ishte fajtore për vrasjen me “përdorim të tepruar të forcës”, raporton CBS. Gjykata pretendon se një goditje në kokë sulmuesit do të mjaftonte që vajza të mbrohej. Ruiz gjithashtu duhet të paguajë më shumë se 16,000 dollarë si kompensim për familjen e burrit që e përdhunoi. Vrasja ndodhi në vitin 2021, kur Ruiz takoi një burrë që po e shihte në lagje.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: