Policia e Shtetit ka publikuar sot një tjetër personazh të krimit, i cili është shpallur në kërkim për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Engjëll Brahimi, i dënuari me burg përjetë.

Sipas policisë, në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Shtetasi Engjëll Brahimi, një ndër 50 personat e shpallur në kërkim nga Njësia e Kërkimit, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb