FIER– Pak ditë pas gjetjes së trupit të vëllait të tij në një kanal në fshatin Daullas të Fierit pasi është vrarë dhe groposur nga shoku me të cilin ndanin qiranë, vëllai i viktimës ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Në një prononcim për “BalkanWeb”, Donjet Beqiraj ka thënë se ai dyshonte se vëllain ja ka vrarë Albert Zekaj dhe në këtë mënyrë ka kërkuar që të zbardhet çështja.

Ai thotë se vëllai Kreshnik Beqiraj ka debatuar për qiranë e shtëpisë me Albert Zekajn, para se ky i fundit ta vriste dhe më pas ta hidhte në një kanal, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016, por trupi është gjetur pak ditë më parë.

“Kam kërkuar prej disa kohësh për vëllain tim dhe kisha dyshime të mëdha. Kam bashkëpunuar me policinë dhe dyshoja tek Albert Zekaj, pasi nuk më pëlqente si tip. E kam takuar personalisht Zekajn dhe kisha debatuar me vëllain se pse jetonte me atë në shtëpi. Shpenzimet e shtëpisë i hiqte vëllai im. Vëllai i kishte kërkuar që të largohej nga shtëpia dhe prandaj janë zënë. Autori duhet të thotë të vërtetën se pse ka kryer krimin”- thotë vëllai i viktimës, Donjet Beqiraj.

Autori Albert Zekaj, 32 vjeç është arrestuar dhe gjatë dëshmisë së tij në polici ka thënë se ka qënë i dehur kur ka kryer krimin.

“Atë natë isha në një lokal tek Zogu i Zi në Fier dhe piva. Isha i dehur kur e vrava Kreshnikun, kur pashë që kishte vdekur e groposa”-ka rrëfyer Zekaj 1 vit pas vrasjes.
kreshnik beqirajj
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
U bë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier.
Po në vijim të punës hetimore u bë identifikimi e ndalimi i autorit të vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.
Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit
Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.
Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.
Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.
Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.
– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;
– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb