25-vjeçari shqiptar Qamil Taja që qëlloi në kokë partneren e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj në banesën e saj në Pire duke i marrë jetën, është sjellë para Prokurorisë, ku vrasësi gjakftohtë i cili u shoqërua nën masa të rrepta sigurie nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve për motivin e krimit makabër.

Sipas raportimeve nga prokuroria helene duket se ka qenë xhelozia patologjike ajo që ka drejtuar 25-vjeçarin shqiptar drejt marrjes së armës dhe më pas vrasjes së partneres së tij.

Sakaq, autoritetet përkatëse po shqyrtojnë me kujdes të gjitha provat që kanë mbledhur në lidhje me vrasjen mizore të 19-vjeçares teksa prokuroria ka ende pikëpyetje në lidhje me ngjarjen.

Autoritetet greke ende nuk e dinë ku e gjeti armën e krimit 25-vjeçari dhe ku shkoi pas vrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: