Detaje të reja dalin në pah nga sulmet e ditës së djeshme nga Dan Hutra, i cili vrau tre gra dhe plagosur tre të tejrë.

Gazetari Igli Çelmeta në një raportim nga Sharra, vendi ku ishte fshehur Hutra , dha informacion se autori dhe banorët e zonës kishin pasur konflikte dhe ai njihej si person problematik. Më tej shtoi se Hutra kishe si synim kryerjen e krimeve të tjera.

“Dje Dan Hutra pasi vrau tre gra dhe plagosur tre të tjerë shkoi në Sharrë Është një zonë që e njeh mirë pasi ka jetuar më parë. Ai ka lëvizur me automjetin e tij tip ‘Benz’. Sipas banorëve ka qenë problematik dhe kishte konflikte me banorët e Sharrës. Sipas banorëve, ai nuk kishte shkuar vetëm për tu fshehur por për të kryer krime të tjera. Ka shkuar në dyqan ka blerë, molto, cigare dhe ujë. Më pas ka vijuar drejt kodrës për tu fshehur vetë dhe armën. Dan Hutra u arrestua nga policia pas denoncimit të banorëve të Sharrës. Nga kodra ai ka monitoruar lëvizjen e banorëve dhe objektivave”, raportoi live, gazetari Çelmata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: