SHKODËR- Çështja e Sokol Mjacajt, 20-vjeçarit që vrau dy turistët çekë do të shkojë në Gjykatën e Apelit. Pala mbrojtëse e autorit të vrasjes së autorit të dyfishtë ka vendosur që ta çojë në Apel këtë çështje duke kërkuar një dënim tjetër dhe të paktën të pranohet ekspertiza e një grupi psikologësh për 20-vjeçarin.

Ankimi për Sokol Mjacaj në Gjykatën e Apelit është bërë me 15 janar të këtij viti, 2 muaj pas marrjes së vendimit në Gjykatën e Shkallës së Parë. Në 16 nëntorin e vitit të kaluar në shkallën e parë u mor vendimi për Mjacajn teksa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turisteve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova gjatë rrugës se kthimit nga Dukagjini në Shkodër. Edhe pse Mjacaj kërkoi mëshirë, trupi gjykues në shkallën e parë e dënoi atë me burg përjetë.

Mbrojtja përmes avokates së Sokol Mjacaj, pati shumë kritika për këtë çështje dhe tha se e gjitha është e paragjykuar ndaj 20-vjeçarit pa marrë parasysh mënyrën se si është rritur, varfërinë e tij anën psikologjike dha arsyet se pse ka dalë për të grabitur pasditen e 3 korrikut kur edhe ndodhi ngjarja.

Në Gjykatën e Apelit ende nuk është vendosur se kur do të jetë seanca gjyqësore dhe çështja është në pritje. Afati është 6 muaj që pas ankimimit dhe deri me 15 korrik të këtij viti Mjacaj do të dalë përpara Gjykatës së Apelit. Pritet që mbrojtja e të riut që vrau 2 turistët çekë të mos lëvizë nga kërkesat ndërsa duhet pare se cili do të jetë vendimi nëse do të lihet në fuqi burgimi përjetë i shkallës së parë apo do të ketë një vendim tjetër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: