Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas fjalimit të demokratit të famshëm Ilir Vrenozi sot në takimin elektoral të PD në Korçë.
Rama shkruan se Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së dhe i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj. “Ndërsa pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës”, shton Rama.
“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja!
Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës.
Po ju si mendoni?”, shkruan Rama.
(BalkanWeb)