Një nga figurat më aktive të Shtetit Islamik, Junaid Hussain, i lindur në Britani besohet se ka gjetur vdekjen gjatë një bombardimi të avionëve amerikanë.

Hussain, i cili njihej si kryehakeri i Shtetit Islamik, ka qenë ndër personat që ka inkurajuar vazhdimit sulme terroriste ndaj Perëndimit. Një burim thotë për “The Guardian” se Hussain, i njohur me ermin Abu Hussain Al­Britani, ka qenë më shumë sesa një haker në lëvizjen terroriste. Sipas këtij burgimi, Hussain, i lindur në Birmingham të Britanisë, figuronte në listën e terroristëve më të kërkuar nga Pentagoni. Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në shumë sulme që i janë bërë vendeve Perëndimore, kujtojmë këtu sulmin në Teksas të SHBA-­ve.

(m.k/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb