Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se nuk ka “imunitet” për armiqtë e Izraelit, pasi një komandant i Hezbollahut u raportua se u vra në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se vranë Ahmed Ali Balout, komandantin e Njësisë së Forcës Radwan të grupit militant të mbështetur nga Irani, në një sulm në periferitë jugore të Bejrutit dje.

Sulmi ishte i pari i Izraelit në kryeqytetin libanez që nga armëpushimi i shpallur muajin e kaluar.

Benjamin Netanyahu tha se komandanti i Hezbollahut “mendonte se mund të vazhdonte të drejtonte sulme kundër forcave tona dhe komuniteteve tona nga selia e tij sekrete terroriste në Bejrut”.

Ai shtoi: “U them armiqve tanë në mënyrën më të qartë të mundshme: Asnjë terrorist nuk ka imunitet.”

Hezbollahu, i cili kontrollon periferitë jugore të Bejrutit, ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë mbi sulmin apo statusin e komandantit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb