SHBA
Menjëherë pasi trupat amerikane thanë se kanë vrarë liderin e ISIS Abu Al Bagdad, menjëherë organizata terroriste ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe ai ishte Abdullah Qardash, një ish-oficer i Sadam Hussein.
Qardash njihej si njeri Besnik i Bagdadit, ndërsa mediat e përshkruajnë si mizor dhe autoritar që ka urdhëruar vrasjen, varjen apo hedhjen e homoseksualëve nga pallatet e larta, ndërsa mes anëtarëve të ISIS ishte një njeri i respektuar. Duket se Qardash ka drejtuar për fare pak organizatën e IS, pasi Trump thotë se ai është vrarë nga ushtria amerikane.
“Sapo iu konfirmoj se zëvendësuesi i Al Bagdad është vrarë nga trupat amerikane. Me shumë mundësi ai do të vazhdonte të ishte një lider, por tashmë ai është një i vdekur”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale.
(d.xh/Balkanweb)