Mbesa e Morgan Freeman është goditur me thikë deri në vdekje ‘në ekzorcizëm’. Aktorja 33-vjeçare E’Dena Hines u vra nga i dashuri i saj në një rrugë në Manhattan, i cili gjatë kryerjes së vrasjes bërtiste ‘dilni jashtë djajë!’.

Dëshmitari Brydon Tarafa, 28 vjeç, tha se ai ishte në banesën e tij, kur dëgjoi tek thirrej ‘Jezu Krishti ka lindur’, e shoqëruar menjëherë nga pas nga ulërima e 33 vjeçares.

Kur mbërriti policia gjeti E’Dena Hines, 33 vjeçe, me plagët me thikë në trupin e saj jashtë pallatit afër shtëpisë së saj në zonën e Uashingtonit Heights në New York.

Sipas njoftimeve policia gjeti të dashurin vrasës të 33 vjeçares duke qëndruar mbi trupin e saj dhe duke ulëritur, po ashtu edhe thika u gjetë në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët thanë për The New York Post se njeriu vazhdonte të godiste trupin e pajetë të Hines derisa policia e arrestoi atë.

Hines ishte mbesa e gruas së parë e Freeman, Jeanette Adair Bradshaw. Hines ishte një aktore që aspironte të kthehej në New York në prill, pas një roli në një film indian.

(g.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb