Mëngjesin e sotëm në fshatin Sadovinë e Vitisë ka ndodhur një përleshje e cila dyshohet të ketë qenë për motive pronësie. Si pasojë e kësaj përleshjeje, një person i moshës 59-vjeçare ka ndërruar jetë.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Mund ta konfirmoj se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra gjatë rrahjes. Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për motive pronësie”, ka thënë Hashani. Ky i fundit ka bërë të ditur se për rastin janë arrestuar katër persona.

Mediat e Kosovës raportojnë se 59-vjeçari dyshohet se është vrarë nga kushërinjtë për shkak të tokës. Kushërinjtë dyshohet se e kanë ekzekutuar atë pas një mosmarrëveshje për tokën.

Në vendngjarje ka arritur Policia e Kosovës dhe grupi hetimor. Viktima është rrahur me drunj dhe mjete të tjera të mprehta. Katër personat e dyshuar tashmë ndodhen në prangat e Policisë së Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: