Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar rastin me COVID-19 tek Neurokirurgjia në QSUT duke thëën se aty tashmë po zhvillohet një hetim epidemiologjik.

Manastirliu tha se pacienti që u zbulua me COVID-19 vuan nga sëmundje tumorale dhe po merrte shërbimet në QSUT teksa thekson se ai tashmë është shtruar tek COVID-2

”Rasti i cili është hetuar nga epidemiologët është një qytetar nga Kamza, Paskuqani ekzaktësisht i cili vuan nga sëmundje tumorale dhe ka kryer disa shërbime në spitalin e neurokirurgjisë. Po zhvillohet gjithë hetimi epidemiologjisë në neurokirurgjisë teksa qytetari është i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.”- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb