Basel, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllimet familjes së Nicolas Schindelholz, me ish-futbollistin që ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare.
Schindelholz kishte lënë futbollin para 2 vitesh për shkaqe shëndetësore, ndërsa në karrierën e tij kishte veshur fanellat e Aarau, Luzern dhe Thun.
“FC Basel mban zi për vdekjen e Nicolas Schindelholz.Ish-kapiteni ynë i ekipit U21 vdiq nga kanceri në moshën 34-vjeçare. I gjithë klubi është tronditur nga ky lajm dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes. U prefsh në paqe, Niko”, Shkruan Basel.

(BalkanWeb)
