Detaje tronditëse në lidhje me vetëvrasjen e yllit porno 36-vjeçar Kagney Lynn Carter janë publikuar nga policia që po heton rastin. Sipas TMZ duke cituar policinë në qarkun Cuyahoga që ka marrë përsipër hetimin, vdekja e 36-vjeçares erdhi nga një traumë e mprehtë në gojë. Praktikisht, kjo do të thotë se ylli i filmave për të rritur ka vrarë veten me armë në gojë.

Në të kaluarën, Lynn Carter është përfshirë në një polemikë me Chris Broën, me pretendimin e saj se ai i kishte paguar 2500 dollarë për të qenë takimi i tij për një natë dhe madje postoi edhe një foto intime të këngëtarit në internet. Miqtë e yllit të porno-s krijuan një faqe në GoFundme dhe pohojnë se 36-vjeçarja po përballej me probleme psikologjike, duke shtuar megjithatë se “edhe në orët e saj më të errëta, ajo u shfaq në studio, gjithmonë e gatshme për të mësuar, për të kontribuar, për të përmirësuar veten në çdo mënyrë”.

Carter filloi në industrinë e pornografisë në fillim të viteve 2000 dhe luajti në filma si ‘Official Silence of the Lambs Parody’ dhe ‘Not Married With Children XXX’. Ylli është nominuar disa herë për çmimet Adult Video News, por ende nuk ka fituar një Oscar porno. Ajo u nominua në vitin 2011 si interpretuesja kryesore femër e vitit. Në vitin 2010, ajo u nominua për Starletin më të Mirë të Ri. Ajo ishte gjithashtu një modele dhe kërcimtare dhe kërcente në klube ekzotike gjatë viteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb