Ka befasuar me deklaratën e tij ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç lidhur me vizitën e presidentit Aleksandër Vuçiç në Kosovë.

Ai deklaroi se kosovarët duhet ta harrojnë nëse mendojnë se mund të arrestojnë Vuçiç. Ministri Stefanoviç tha se shërbimet serbe nuk do të rrinë duarkryq gjatë vizitës së Vuçiçit për të garantuar që atje “të mos paraqitet askush që të kryejë arrestimin e tij”, duke aluduar për mundësinë e përsëritjes së skenarit ku u arrestua Marko Gjuriç.

“Nuk dua të tregoj publikisht se çfarë do të bëjmë. Por nuk do të rrimë duarkryq dhe atë që mund ta garantoj është se nuk do të paraqitet askush që mund ta arrestojë Vuçiçin. Këtë lirisht menjëherë munden ta harrojnë”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb