TIRANE

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenca serbe me anë të një njoftimi për mediat, deklaron se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në datat 20 dhe 21 dhjetor 2019.

  • foto galeri

Sipas njoftimit, Vuçiç do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiç vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, e organizuar nga presidenti Ilir Meta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: