‘Synimi parësor i Serbisë është paqja e stabiliteti, sepse më mirë ta ruajmë paqen, qoftë edhe me çdo çmim, sesa të bëjmë gabime dhe të futemi në konflikte të ashpra dhe të dalim pastaj humbës’ – deklarata vjen nga presidenti serb Aleksander Vuçiç për Ditarin e RTS-së.
‘Ata të cilët flasin për konfliktin e ngrirë nuk e kuptojnë se ky është i paqëndrueshëm dhe që për çdo ditë do të shqetësoheshim nëse do të na sulmonin në veri, pastaj të qahemi për të vrarët e të zhvendosurit”, deklaroi më tej Vuçiç.
Ndër të tjera Presidenti serb u shpreh se se “qëllimi është t’i ruajmë interesat tona shtetërore atje, si, fjala vjen, të drejtën e sigurisë të serbëve në Kosovë, të drejtën e shkollimit të fëmijëve tanë atje, etj.”,- ndërsa theksoi se nëse do të arrihet marrëveshja me liderët në Kosovë, Serbia do të përfitojë më shumë nga c’ka tani edhe pse Serbia ka pak mbështetës ndërkombëtarë.
Referuar deklaratave të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila u shpreh se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan, Vucic theksoi se nuk e konsideron kundërshtare kancelaren gjermane, ndërsa nuk tha se nuk komenton qëndrimet e Gjermanisë, por as të shteteve të tjera të cilët mbështesin Kosovën.
Ndër të tjera Vuçiç përmendi edhe Trepçën si një pozitë me rëndësi gjeostrategjike, duke shtuar se “kjo megjitahtë nuk do të thotë se Veriu është më i rëndësishëm se Rrafshi i Kosovës”.
Në përfundim, Vuçiq vlerësoi se “për fat shqiptarët ishin të padurueshëm, sepse po të kishin pritur edhe nja 15 vjet, do të kishim një president dhe një kryeministër nga radhët e tyre”.