Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç kanë zhvilluar një telefonatë, ku tema kryesore e diskutimit ishte situata në Ballkan.
Kremlini zbuloi se ndër çështjet kryesore të bisedës ishin Kosova dhe të drejtat e Republika Srpska, territori i vetëqeverisur brenda Bosnje Hercegovinës.
Sipas njoftimit të Kremlinit, Putin dhe Vuçiç ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e tyre.
