Deputeti i PL, Petrit Vasili ia dedikon vendimin e sotëm të Apelit për vulën e PD, ish-gjyqtarit Agron Zhukri.

Ishte ky i fundit i cili me vendimin e datës 25 mars 2022, njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, vendimet e marra dhe legjitimitetin e Komisionit të Rithemelimit për drejtimin e Partisë Demokratike.

“Sot Agron Zhukri eshte simboli i fitores se Kushtetutes, Ligjit, karakterit te forte dhe moralit qytetar, mbi antiligjin dhe mafien kombetare e nderkombetare”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Sot Apeli ia ktheu vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie nga GJKKO për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Reagimi
Mirnjohje Agron Zhukrit, gjyqtarit me dinjitet, qe beri histori!
Agron Zhukri nje gjyqtar i thjeshte, qe megjithse ne kushtet e nje presioni te pashembullt mafioz, te kercenimeve gjithfaresh te qeverise dhe te sistemit te drejtesise se Ramaformes, dha vendimin e drejte per vulen dhe logon e Partise Demokratike.
Megjithse fare i vetem Agron Zhukri perballoi te gjithe kete skenar te financuar me nje mal me para te pista dhe dinjiteti njerezor dhe profesionalizmi i larte i shkelqeu ne ambientin e erret te drejtesise se kapur dhe me regji.
Sot Agron Zhukri eshte simboli i fitores se Kushtetutes, Ligjit, karakterit te forte dhe moralit qytetar, mbi antiligjin dhe mafien kombetare e nderkombetare.
Agron Zhukri tregoi se korrektesa ndaj ligjit eshte fuqi e pashtershme qe triumfon gjithmone, ndersa minjte e korruptuar te antiligjit jane thjesht ca specie te mjera e te keqperdorura, qe koha i asgjeson pa meshire
Respekt dhe mirenjohje pa fund Agron Zhukri, vepra jote flet me shume se çdo fjale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb