Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin ka bërë thirrje tek autoritetet e Prishtinës që të mos mendojnë për ushtrimin e çfarëdo force ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiuç, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të përgjigjet menjëherë.

“Shqiptaret janë trima vetëm kur janë larg Vuçiçit, por ndryshe janë kur paraqiten në negociata para kamerave”- ka thënë Vulin.

Ky reagim i Vulinit ka ardhur pase deklaratave të kreut te Kuvndit Kardi Veseli i cili ka thënë se mund t’i refuzohet kërkesapresidentit serb për t’u futur në Kosovë.

Vulin ka thënë se vizita e Vucicit në Kosovë është për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kujtojmë që zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express se Vucicit i është aprovuar kërkesa për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: