Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve që sipas tij janë bërë në zgjedhjet e 11 majit. Blushi tha se kryesocialisti Rama nuk i lejon as njerëzit e tij që të kenë transparencë tek votimet.

“Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve në zgjedhje. Ai nuk lejon as njerëzit e vet të kenë transparencë tek votimet”, tha ai

Më tej ai theksoi se Partia e Lirisë  distancohet nga zgjedhjet e 11 majit të cilat i konsideroi si një farsë.  Sipas tij vullneti i qytetarëve u deformua me presione dhe se kur popullit i vidhet vota, atëherë është vjedhur dhe dinjiteti.

Ne si Partia e Lirisë distancohemi nga këto zgjedhje të cilat janë një farsë.   Deformimi i vullnetit të qytetarëve përmes presionit, shantazhit, frikës, varfërisë së qëllimshme dhe kontrollit të çdo aspekti të jetës së përditshme është një akt kriminal që nuk mund të amnistohet. Vota është arma më e fortë e qytetarit në një sistem demokratik dhe kur ajo vidhet, i vidhet popullit dinjiteti, liria dhe e ardhmja”,  përfundoi Blushi

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: